Prej sot deri më 20 prill kafenetë dhe restorantet do të jenë të mbyllura

e postuar më at 10:32
74 0

Prej sot deri më 20 prill kafenetë dhe restorantet do të jenë të mbyllura për vizitorët, ndërsa shërbimet e tyre do të mund t’i kryejnë vetëm nga sportelet. Gjithashtu do të mbyllen edhe bastoret, të cilat do të mund të punojnë vetëm nga sportelet. Këto masa të reja u miratuan nga Qeveria dy ditë më parë me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Nga dje janë mbyllur edhe sallat sportive, si dhe ndalohet edhe organizimi i konferencave, seminareve, trajnimeve dhe kurseve.

Kujtojmë që në vendin tonë nga dita e djeshme është zgjatur edhe ora policore duke filluar nga ora 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

nga kategoria