Pr/ligji për shtetësi, Dauti: Drafti gati për dorëzim, kornizë për zgjidhje afatgjate

e postuar më at 22:46
88 0

Varianti fillestar i projektligjit për shtetësi do t’i jepet grupet grupit parlamentar të LSDM-së në fillim të javës tjetër. Opozita shqiptare ka vazhduar përpjekjet për të paketuar variantin fillestar të projektligjit për shtetësi në sektorin për çështje juridike të Kuvendit, madje me komunikim nga distanca për shkak të epidemisë.

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti është optimiste se teksti do të jetë i pranueshëm nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe do të mundësojë takimin e radhës me kryeministrin Zaev për të zyrtarizuar marrëveshjen.

“Edhe në sektorin Juridiko Ligjvënës, anëtarë të të cilit fatkeqësisht janë në izolim për momentin, kemi qenë në komunikim nga distanca dhe besoj javës që vjen i njëjti propozim do t’i jepet grupit parlamentare të LSDM-së. Besoj që java e ardhëshme do të jetë koha, pasi ata ta shqyrtojnë ligjin kur edhe do të duhet të bëhet takimi i rradhës”, u shpreh deputetjae ASH-së, Ilire Dauti.

Pa dashur të zbulojë detaje nga teksti i pr/ligjit deputetja Dauti thotë se qëllimi është që të krijohet një kornizë ligjore e cila do të zgjidh problemin aktual që kanë personat pa shtetësi por edhe të evitojë barierat e mundshme për në të ardhmen.

“Qëllimi është që pr/ligji ynë të jep një zgjidhje afatgjate për qytetarët të cilët duan të kenë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, për këtë arsye nuk jemi të fokusuar vetëm në çështjen e qytetarëve që kanë jetuar këtu por, edhe nëpërmjet natyralizimit të gjithë ata që duan të pajisen me atë”, theksoi Dauti.

Një ditë më parë kryeministri Zaev deklaroi se pret që drafti, fillimisht, t’i dorëzohet MPB për shqyrtim nga ana e ekspertëve të fushës dhe më pas t’i dërgohet kabinetit të tij./Tvm2

nga kategoria