Politika mban peng mbështetjen financiare për kompanitë

e postuar më at 19:31
67 0

Pagat për punëtorët të subvencionuara nga shteti për muajt shkurt dhe mars, mbeten peng nga inati i politikanëve. Pas dy ditësh heshtje nga Parlamenti, sot Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi tha sot për Alsat se propozim ligji për mbështetjen financiare të kompanive, është planifikuar për më 23 Mars dhe nëse nuk ka bllokime ligji mund të miratohet në të njëjtën ditë ose më 24 mars. Kjo do të thotë se sektorit të biznesit do t’i mbeten gjashtë ditë për të aplikuar për pagën minimale, për punonjësit.

Ai thotë gjithashtu se edhe nëse personalisht do të kishte dashur të caktojë debat për këtë ligj më herët, nuk do të mundej, pasi propozim ligji është dorëzuar shumë vonë. Bëhet fjalë për Rregulloren, e cila ka afate për dorëzimin e propozim ligjeve.

Nuk kishte kushte që ky projektligj të vihej në seancat e mëparshme, për shkak të mungesës së kuorumit për punë. Unë nuk punoj me mesazhe dhe apele nga dikush, por sipas procedurave. Pse nuk e përgatitën dhe dorëzuan ligjin në Qeveri më herët, për shembull në janar?”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Por, deputetët nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa nuk planifikojnë ta zhbllokojnë Kuvendin, derisa shumica parlamentare të pranojë miratimin e propozim ligjit të tyre për Shtetësinë. Koordinatori i grupit parlamentar të këtij koalicioni Skender Rexhepi tha se deputetët duhet të jenë korrekt edhe ndaj qytetarëve pa shtetësi.

Le të punojmë të gjithë së bashku që të gjejmë një zgjidhje të tillë, për t’i mundësuar atyre qytetarëve, të gjithë të kenë shtetësi, le ta marrin shtetësinë. Lërini të jetojnë me ndershmëri jetën që ju ka mbetur. Dhe pastaj do të ketë mundësi për kujdes shëndetësor dhe financiar”, pohoi Skender Rexhepi, Koalicioni Aleanca- Alternativa.

Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së tashmë kanë deklaruar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur, që projektligji për pagat të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur./Alsat

nga kategoria