Smart News

Policia konfiskon dokumente nga Komuna e Çairit për hetimin e ndërtimeve pa leje

Policia ka ndërhyrë në Komunën e Çairit në kuadër të hetimeve për ndërtimet pa leje në këtë komunë të Shkupit dhe ka konfiskuar dokumentacion zyrtar – ka konfirmuar për Televizionin Telma Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Flaka

Përveç dokumenteve të sekuestruara në komunë, janë marrë edhe dokumente nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Hetimi është në vazhdim dhe nga MPB theksojnë se veprojnë në bazë të udhëzimeve nga Prokuroria.

Hetimet janë iniciuar pas kallëzimeve të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, e cila ka denoncuar se rreth 150 ndërtime pa leje në Çair janë në proces legalizimi në kundërshtim me ligjin. Arsovska ishte sulmuar gjatë një aktiviteti në Çair, i lidhur me ndërhyrje ndërtimore në zonë.

Deklarata nga MPB:

“Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar në kuadër të MPB-së vepron bazuar në Urdhrat e lëshuara nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si dhe nga gjyqtari i procedurës paraprake.”

“Më 23.07.2025, në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, zyrtarë policorë nga Departamenti për Krimin e Organizuar kanë konfiskuar dokumentacion në Komunën e Çairit dhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.”

Ky zhvillim ndodh në një kohë kur ndërtimet pa leje janë kthyer në një nga temat më të ndjeshme politike dhe ligjore në kryeqytet, ndërsa pritet të ketë zhvillime të mëtejshme nga hetimet në ditët në vijim. Flaka

Exit mobile version