Categories: Lajme

Policët shqiptarë reagojnë: Jemi të diskriminuar dhe nuk kemi mundësi avancimi në shërbim

Sindikata e Pavarur e Policisë në Maqedoninë e Veriut ka ngritur zërin kundër, siç thuhet, diskriminimit sistematik dhe pamundësisë për avancim në karrierë të pjesëtarëve shqiptarë të policisë.

Përmes një deklarate nga nënsekretari i përgjithshëm, Florim Alimi, theksohet se një numër i madh policësh, pavarësisht përvojës shumëvjeçare profesionale dhe kualifikimeve të nevojshme, nuk kanë arritur të avancojnë në pozita zyrtare. Ata shprehin shqetësim për faktin se në vendbanimet me shumicë shqiptare, numri i policëve dhe kuadrit drejtues është i barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ndërsa në vendet ku shqiptarët janë pakicë, ata nuk merren parasysh për pozita të larta – për dallim nga maqedonasit që vendosen në funksione të larta edhe në mjedise shqiptare.

“Avancimi i kuadrove shqiptare nuk është i mjaftueshëm. Kjo është veçanërisht e theksuar te kuadri menaxherial dhe në nivelet më të larta udhëheqëse. Më së shumti diskriminim është vërejtur në Manastir dhe disa qytete ku shqiptarët janë më pak të pranishëm, si Ohri dhe Prilepi, ku gjendja është shumë e keqe,” deklaroi Florim Alimi për PortalX.

“Në kuadret udhëheqëse mungon përfaqësimi sipas përqindjes së popullsisë. Për shembull, në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë – sipas vizitave që kemi bërë dhe përqindjes lokale të popullsisë – menaxhmenti do të duhej të ishte në raport 80/20. Por në shumicën e rasteve kemi raport 1/1, pra dy shefa ndërrimi shqiptarë dhe dy maqedonas. E për pozitat më të larta, as që ia vlen të flasim. Sigurisht që ekziston një qëllim i caktuar pas kësaj, prandaj kam kërkuar takim zyrtar me zëvendësministrin Iseni, funksionar i lartë, që të shqyrtohet ky shqetësim i kuadrove shqiptare,” tha Alimi.

Ai thekson se ky problem ndikon negativisht jo vetëm në moralin dhe motivimin e të punësuarve, por krijon edhe një ndjenjë të qartë diskriminimi dhe pabarazie në sistem. Si shembull përmend edhe rastin e tij personal: me mbi 23 vite përvojë pune dhe të gjitha kualifikimet e nevojshme, ende nuk i është ofruar mundësia për avancim.

Sindikata nënvizon përkushtimin e saj për përfaqësim të drejtë të të gjithë nëpunësve policorë dhe kërkon nga institucionet kompetente që të ndërmarrin masa konkrete për të siguruar trajtim të barabartë për çdo të punësuar, në përputhje me përvojën, përkushtimin dhe kontributin profesional të tij.

Admin01

Recent Posts

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

27 minutes ago

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

13 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

13 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

17 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

17 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

18 hours ago