Po digjej në flakë, shqiptari nga Zvicra shpëton një jetë

e postuar më at 12:39
45 0

Mediat zvicerane kanë përshëndetur gjestin e shqiptarit si një hero shpëtimi nga më e keqja që mund të ndodhte, transmeton albinfo.ch.

Është pikërisht një shqiptar i cili quhet Sulejman.S, i cili shpëtoj jetën e një burri 32 vjeç që ishte rrahur keq dhe më pas i ishte vënë zjarri në një stacion autobusi në Winterthur ZH.

 Lajme

Po digjej në flakë, shqiptari nga Zvicra shpëton një jetë

Sulejmani që jeton dhe vepron në Zvicër, ka shpëtuar një jetë, derisa viktima ishte duke u djegur nën flakë.

Mediat zvicerane kanë përshëndetur gjestin e shqiptarit si një hero shpëtimi nga më e keqja që mund të ndodhte, transmeton albinfo.ch.

Është pikërisht një shqiptar i cili quhet Sulejman.S, i cili shpëtoj jetën e një burri 32 vjeç që ishte rrahur keq dhe më pas i ishte vënë zjarri në një stacion autobusi në Winterthur ZH.

 

Autorët ende nuk janë kapur. Blick shkruan se shqiptari që ishte duke kaluar në rastësi të asaj rruge të stacionit, ka parandaluar më të keqën. Rreth orës 23:00 derisa po ecte pranë stacionit të autobusit Waser në Winterthur ZH një koleg papritmas doli me vrap. “Më tha se ka nevojë për ndihmë dhe duhet t’i jap ujë për ta shuar”, tha punëtori i fabrikës. Në fillim ai mendoi se shoku i tij po bënte shaka. “Por kur më tha se një burri i ishte vënë zjarri, i dhashë menjëherë shishen e ujit që e mbaj gjithmonë me vete”.

Tutje, rrëfehet se një 32-vjeçar mbeti i plagosur nga një sulm nga disa persona. Sipas policisë kantonale të Cyrihut, thuhet se fillimisht, burri (32 vjeçar) hypi në tren. Duke qenë se kishte shumë persona brenda, atij i’u kërkua nga një grup të rinjësh të largohet nga ajo linjë. Tek sa u largua 32 vjeçari, me të zbritën edhe grupi i të rinjëve dhe aty filloj përplasja, transmeton tutje albinfo.ch.

Raporti i policisë tregon se “Grupi i të rinjëve goditën me grushte dhe shkelma 32-vjeçarin”, ndërkohë që një pjesëtar i grupit ka spërkatur viktimën me një lëng të ndezshëm dhe e ka ndezur atë, në mënyrë që viktima të digjej.

Raporti mjekësor tregon se viktima ka pësuar mavijosje dhe djegie të lehtë, falë ndërhyrjes së shpejt të shqiptarit.

Sulejman S. dhe kolegu i tij i punës thuhet se ishin ndër personat e parë që dhanë ndihmën viktimës në stacionin e autobusit. Kur autorët e vunë re këtë, ata u larguan në drejtim të qendrës Seen në Winterthur. “Ata e kanë goditur me një dërrasë druri nga një mobilie që ishte jashtë stacionit për pushim”, thotë shqiptari derisa viktima, të cilin ai nuk e njihte, nuk dukej mirë. /Albinfo.ch.

 

J X

nga kategoria

pg slot