Kandidimi i kandidatit të Lëvizjes Besa në degën e Tearcës ka ngjallur pakënaqësi të cilat sonte filluan të shpërthejnë në degën e Alternativës në komunën e Tearcës të cilët mes tjerash kërkojnë përgjegjësi pasi janë mashtruar. Njëri nga anëtarët e degës së Alternativës në Teracë, Arian Hakiki përmes një postimi ka theksuar se kur mashtrohesh bëhesh si një urë e thyer që nuk kalohet mbi të dhe se për këtë duhet dënuar këtë papërgjegjësi, shkruan Top24
Nga ana tjetër burime të degës së Alternativës, në kushte anonimiteti sqarojnë se Amir Elezit i është premtuar deri në ditën e fundit se do të jetë kandidat për Tearcën dhe se këtë lojë e kanë bërë Bekim Sali dhe Zeqirja Ibrahimi të cilët sipas burimit e shitën Tearcën, Sarajn dhe Çairin për një post që ndoshta sdo ta marrin kurë.
Me shkas…!
Besueshmëria dhe sinqeriteti janë themelet mbi të cilat ndërtohen marrëdhëniet e shëndetshme dhe shoqëritë e forta. Por, kur disa zgjedhin rrugën e gënjeshtrës dhe nuk e mbajnë fjalën, ata nuk dëmtojnë vetëm vetveten, por shkatërrojnë edhe besimin që është dhënë me aq mund dhe shpresë.
Gënjeshtarët janë si ura të thyera që nuk mund të kalohen, si fjalë pa peshë që harrohen menjëherë. Ata minojnë çdo lidhje, çdo mundësi dhe çdo shpresë për bashkëpunim të ndershëm.
Ne duhet të dënojmë këtë sjellje dhe të nxisim përgjegjshmërinë, sepse vetëm me fjalë të mbajtura dhe me sinqeritet mund të ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më të besueshme.