Pfizer-i përditëson përqindjen e efikasitetit të vaksinës për Covid-19

e postuar më at 12:44
69 0

Kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech” të mërkurën thanë se vaksina e tyre për Covid-19 është 91 për qind efektive për parandalimin e sëmundjes, duke i cituar të dhënat e përditësuara, në të cilat janë përfshirë personat e vaksinuar deri gjashtë muaj më parë.

Kjo vaksinë u tregua 100 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes te personat që u vaksinuan në Afrikën Jugore, ku mbizotëron varianti B1351, ndonëse numri i të vaksinuarve ishte relativisht i vogël – 800.

Përderisa shkalla e re e efikasitetit prej 91.3 për qind është më e ulët se shifra fillestare prej 95 për qind që ishte raportuar në nëntor në testimin me 44 mijë persona, një numër i varianteve të koronavirusit përreth botës janë bërë më të përhapura prej asaj kohe.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, tha se rezultatet e përditësuara, në të cilat përfshihen të dhënat për më shumë se 12 mijë persona të vaksinuar plotësisht për së paku gjashtë muaj, bëjnë që prodhuesit e ilaçeve të aplikojnë për miratim të plotë nga rregullatori në ShBA.

Tash për tash, vaksina e Pfizer-it është e autorizuar vetëm për përdorim emergjent nga Organizata e Ushqimit dhe Ilaçeve në Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ekspertët kanë frikë se variantet e reja të koronavirusit nga Afrika Jugore dhe Brazili mund të jenë rezistentë ndaj vaksinave dhe trajtimit të tanishëm.

nga kategoria