Smart News

Petar Bogojeski e quan Bujar Osmanin shovinist dhe e akuzon për destabilizim të NATO-s

Kryetari i partisë Koncepti Maqedonas dhe drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet (ERASMUS), Petar Bogojeski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një video të ish ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke e quajtur atë pjesë të një “bande kriminale” që, sipas tij, mbulon krimin me shovinizëm etnik shqiptar.

Postimi i plotë i Bogojeskit:

“BANDA KRIMINALE, e cila e mbulon krimin e vet me shovinizëm etnik shqiptar, nuk ndalet me propagandën e zezë kundër proceseve të demokratizimit, modernizimit dhe evropianizimit të Maqedonisë, të promovuara nga Koncepti Maqedonas!

Dy nënkryetarë të BDI-së po punojnë me ngulm për destabilizimin e NATO-s, bëjnë thirrje për një ‘pjesë të dytë të vitit 2001’, për vrasje të civilëve dhe fëmijëve… dhe po i shërbejnë interesave ruse në Ballkan!

Diplomacia evropiane dhe ajo e NATO-s do të sensibilizohen për këtë çështje të rëndësishme, e cila përbën një pengesë për zgjerimin e BE-së në Ballkan!

Shovinizmat etnike janë pengesa kryesore, stacioni ku vazhdimisht ndalemi për shkak të këmbënguljes së shovinistëve të kriminalizuar dhe antievropianë si Bujar Osmani!

Më mirë le të përgjigjet se ku është shoku i tij, Artan Grubi, sesa të merret me mua dhe luftën tonë legjitime për Kauzën!”, ka përfunduar postimin e tij Bogojeski.

Exit mobile version