Pesë shqiptarë në fushë, derbi mbyllet në barazim!

e postuar më at 22:18
76 0

Një derbi mes lojtarëve shqiptar ishte në elitën e Turqisë, teksa Koniaspori u përball ndaj Ankaraguçu. Kjo ndeshje ka përfunduar në shifrat 1-1, por asnjë prej futbollistëve shqiptar nuk mundi të linte gjurmë.

Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi e nisën nga minuta e parë këtë përballje. Sulmuesi i Shqipërisë nuk ishte për asnjë moment i rrezikshëm në portën kundërshtare duke u zëvendësuar në minutën e 75 për t’i lënë vendin Erdon Dacit.

Nga krahu tjetër si titullar e nisi edhe Endri Çekiçi që i dha shpejtësi dhe ritëm sulmit të Ankaraguçus. Pak minuta kishte në fushën e lojës edhe për Idriz Vocën që u aktivizua në minutën e 83.

nga kategoria

Benevento shokon Juven e Ronaldos

Posted by - 21/03/2021 0
Benevento ka bërë befasinë e javës duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Juventus. “Bianconerët” dominuan në të gjitha…