Personat që kanë antitrupa kundër Covid-19 mund të vaksinohen me një dozë, për çertifikatën Covid-19 do të vendoset më tej

e postuar më at 17/03/2021
73 0

Personat të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19 dhe kanë tejkaluar atë me ose pa simptoma, mund të vaksinohen vetëm me një dozë të vaksinës, sipas rekomandimeve mjekësore.

Këtë sot në pres-konferencë e tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me atë se personat që kanë qenë të infektuar Covid-19 nuk janë të përfshirë në planin për imunizim, me arsyetimin se kanë antitrupa.

Filipçe theksoi se plani aktual është fleksibil dhe mund të ndryshojë në pajtim me rekomandimet e reja dhe nga disponueshmëria me vaksina, si dhe të rishikohet mundësia që edhe ata persona të pranojnë çertifikatë, si garancë se kanë imunitet, nëse duhet të udhëtojnë ose t’i kryejnë obligimet e tyre profesionale.

-Jemi në pritje të vendimit zyrtar të Komisionit Evropian, së pari nëse do të kërkohet çertifikatë e tillë, si do të jetë ai, cili do të jetë i vlefshëm në tërë Evropën, e më pas jemi të gatshëm të bëjmë çertifikata të tilla që të mund të ju shërbejnë qytetarëve”, shtoi Filipçe.

KE sot duhet të votojë propozimin për vendosjen e “çertifikatës digjitale shëndetësore” për qytetarët e BE-së që udhëtojnë në suaza të BE-së, që do të përmbajë informata për atë se a është vaksinuar një person me vaksinë Covid-19 të miratuar nga Bashkimi evropian për barna, ka krijuar imunitet pasi që është shëruar ose ka bërë PCR-test.

nga kategoria

Tërbohet BDI-ja

Posted by - 20/08/2021 0
Në një konferencë për shtyp mbajtur të enjten nga kryetari i Komunës të Gostivarit Arben Taravari, i cili është edhe…