Përshkallëzohen tensionet mes dy vendeve, roja bregdetare greke hap zjarr ndaj një anije turke

e postuar më at 17:36
48 0

Anijet e rojes bregdetare greke kanë hapur zjarr ndaj një anije mallrash turke që lundronte në ujërat e detit Egje, duke përshkallëzuar tensionet me Turqinë që janë rritur javët e fundit. Nga të shtënat 20 km në jugperëndim të ishullit turk Bozcaada nuk pati viktima, tha një deklaratë e rojes bregdetare turke.

Pas zjarrit nga anijet greke, dy anije të rojes bregdetare turke shkuan në zonë dhe varkat greke u larguan. Roja bregdetare greke konfirmoi se ishin “të shtëna paralajmëruese” drejt një anije që “lëvizte në mënyrë të dyshimtë” në ujërat greke pranë ishullit Lesbos.

apiteni i anijes së mallrave refuzoi të lejonte një inspektim dhe më vonë u shoqërua në ujërat turke, thanë zyrtarët e rojes bregdetare greke.

Zona është e njohur për shumë anije që sjellin emigrantë nga Turqia në vendet e Bashkimit Evropian, Greqi dhe Itali. Roja bregdetare greke tha se kontrollon rregullisht anijet që sillen në mënyrë të dyshimtë në Egje.

Zyrtarët grekë kanë ngritur shqetësime për një tjetër shpërthim konflikti në Evropë pas luftës së Rusisë në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Ankaraja ka akuzuar Athinën për “pushtimin” e disa ishujve të Egjeut dhe për ngacmimin e avionëve turq me sistemet e mbrojtjes S-300 të prodhimit rus të stacionuar atje. Athina i mohon pretendimet.

J X

nga kategoria

pg slot