Përse Berisha nuk do vaksinim? Ish kryeministri e shikon çdo vaksinim si votë pro Ramës

e postuar më at 10:32
68 0

Edhe pse vetë ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i kujdesshëm për ruajtjen e shëndetit të tij, gjatë gjithë pandemisë, ku mungoi edhe ne mitingun e çeljes së fushatës të PD, shumë thonë pikërisht për këtë arsye, për të shmangur infektimin e mundshëm në turmë, Berisha prapë poston gjithfarë lajmesh.


Nëse nuk do të kishte nisur vaksinimi, Berisha do të bente me faj qeverinë dhe kundershtarët e tij politikë se po linin të vdisnin njerezit falë paaftësisë për të siguruar vaksinën, por me nisjen e vaksinimit masiv, doktor Berisha e gjykon procesin jo si doktor, por si politikan. Sipas tij çdo vaksinë është një votë për Edi Ramën dhe kundër PD.

Pikërisht këtë tezë ka ngritur edhe Top Channel në një kronikë të edicionit të lajmeve ku nënvizohet qëndrimi paradoksal dhe dezinformues i Berishës, që shpjegohet me objektivin politik që me çdo kusht dhe mjet të shmanget rizgjedhja e Ramës për një mandat të tretë.

“Në shtete që po vaksinohen të moshuarit me vaksinat kineze ka një ulje të të infektuarve. Por, ndërkohë që ky është një debat shkencor, në Shqipëri një politikan në pension e shikon këtë si mjet të luftës politike.

Ai flet për vdekje dhe akuzon Ramën dhe kërkon ndalimin e përdorimit të vaksinës kineze tek të moshuarit. Kjo thirrje në një moment të tillë, kur kërkohet me ngulm, ulja sa më shpejt e infektimeve për të ndaluar vdekjet shkon në kah të kundërt të këtij qëllimi.

Problemi nuk është aspak vaksina kineze, Berisha të njëjtën thirrje bëri edhe për vaksinën AstraZeneca kur erdhi një sasi e konsiderueshme. Thirrja e tij nuk është shqetësim shkencor, por shqetësim politik. Duke nxitur refuzimin e vaksinës, ai synon të sulmojë qeverisjen, sepse për Berishën çdo vaksinë e shikon si një votë pro-Ramës dhe se e kundërta do të ndihmonte partinë e tij në zgjedhje”- thuhet mes të tjerash në kronikën e TCH.

nga kategoria