Categories: Lajme

Përmbytjet në Nikushtak, Fetai: Do të insistojmë që dëmet e shkaktura të kompenzohen nga Qeveria bazuar në ligjin për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore

Zv/Kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai bashkë me deputetin e VLEN, Rijad Shaqiri nga zona e Likovës gjatë ditës së sotme kanë qenë afër banorëve të fshatit Nikushtak të komunës së Likovës për të parë dëmet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut dhe breshëri.

Fetai përmes një postimi në faqen zyrtare tjekson se do të insistoj që dëmet e shkaktura të kompenzohen nga Qeveria bazuar në ligjin për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore. Kjo vlen veçanërisht për bujqësinë sepse e dimë se shumë bujq varen nga kulturat e tyre për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Postimi i plotë:

“Bashkë me Deputetin e zonës, Rijad Shaqiri, ishim sot në f. Nikushtak për t’u qëndruar pranë banorëve të kësaj ane dhe për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga rreshjet e mëdha të shiut dhe breshërit që kanë goditur rrethin e Likovës këto 3 ditë të fundit.

Nga Komisioni komunal për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, kuptuam se janë shkaktuar shumë dëme, veçanërisht në kultura bujqësore por edhe në biznese dhe shtëpi private. Kuptuam se elaborati dhe kërkesa e Komunës janë në përgatitje e sipër dhe se ato do të dorëzohen në Qeveri gjatë ditëve në vijim.

Do të insistojmë që dëmet e shkaktura të kompenzohen nga Qeveria bazuar në ligjin për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore. Kjo vlen veçanërisht për bujqësinë sepse e dimë se shumë bujq varen nga kulturat e tyre për të siguruar të ardhura për familjet e tyre”, ka përfunduar Fetai.

Admin01

Recent Posts

Ministrja virtuale Diella, kryeministri Rama: Ajo nuk fle, nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale

Në një intervistë për radion britanike “Times Radio”, kryeministri Edi Rama ka folur për përfshirjen…

5 minutes ago

Nazim Taipi prezanton ekipin fitues të komunës së Tearcës

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi sot…

32 minutes ago

Ali Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me…

1 hour ago

Skandal në Tetovë: Restoranti “Primavera” i lidhur me Albi Qamilin përfiton mijëra euro nga komuna (Dokument)

Restoranti “Primavera” në Tetovë, që dyshohet se është nën menaxhimin e Albi Qamilit kandidat për…

2 hours ago

AKI: Garojmë me 23 kandidatë për kryetar komune dhe 34 lista për këshilltarë komunalë

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi dje zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjet lokale të tetorit. Sipas AKI-së,…

2 hours ago

Profesoresha Belinda Amiti nga AKI, do të jetë zëri që do të fuqizojë arsimin cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para opinionit katër…

5 hours ago