MPB njofton se më 01.11.2022, në Stacionin Policor të Kumanovës është realizuar bisedë zyrtare me 11 persona nga komuna e Likovës lidhur me një përleshje fizike që ka ndodhur rreth orës 13:15 në sallën e sportit të shkollës së mesme “Pero Nakov” në Kumanovë.
Përleshja kishte ndidhur pas përfundimit të një ndeshje futbolli mes nxënësve të dy shkollave të mesme nga komuna e Likovës dhe komuna e Kumanovës.
Sipas raportit, përleshja fizike ka nisur pas përfundimit të ndeshjes mes pjesëtarëve të dy skuadrave, pas së cilës janë përfshirë edhe më shumë persona nga publiku.
Nga SPB-Kumanovë thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.