Smart News

Përkrahu Taravarin dhe jo Selën / Arbenita Meta shkarkohet nga posti i drejtores të Galerisë së Arteve Tetovë

Arbenita Meta nuk do të jetë më drejtoresh në Galerinë e Arteve të Tetovës shkarkimi i saj vjen si rrjedhojë ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë Aleanca për Shqiptarët, pas kongresit të organizuar nga kryetari Arben Taravari, ku ai u konfirmua më pas dhe si kandidat i opozitës shqiptare për president të Maqedonisë së Veriu.

Shkarimin nga posti i drejtoreshës në Galerinë e Arteve të Tetovës Arbenita Meta e ka bë të ditur përmes një postimi në profin e saj në facebook, përcjell SmartNews

Postimi i plotë:

“Të nderuar qytetar, miq dhe aktivistë e simpatizant të Aleancës për Shqiptarët
Sot, sapo pranova shkarkimin tim nga pozita Drejtoreshë e Galerisë së Arteve – Tetovë, nga bashkëpartiakët e dikurshëm të cilëve u pengon mendimi im ndryshe, i shprehur në përkrahje të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. Më lejoni që fillimisht të falënderoi kolegët e mi ekipin e Galerisë së Arteve Tetovë për angazhimin e plotë dhe të duhur gjatë këtyre muajve për të promovuar kulturën dhe artin tetovar, si një vlerë e rëndësishme e qytetit tonë. Faleminderit që ishim së bashku në një mision të rëndësishëm për artin dhe kulturën tonë!” Unë Arbenita Meta, si anëtare e Aleancës për Shqiptarët, falënderoi sot bashkëpartiakët e dikurshëm me të cilët ndenja krah për 9 vite duke mos e kursyer veten në asnjë moment duke bërë aktivitet e kontribut. Bashkëpartiakët e mi të cilët zgjodhën që në mes zërit opozitar shqiptar për ta luftuar sistemin e korruptuar 22 vjeçar dhe bashkëpunimit me BDI-në, vendosën të zgjidhnin rrugën e dytë, atë të bashkëpunimit me BDI-në. Unë falënderoi, që sot, ata më bëjnë të reflektohem në angazhimin tim politik, atë që e fillova duke qenë pjesë e LR-PDSH-së e më pas Aleancës për Shqiptarët që nga themelimi i saj, strukturave të Asamblesë së Gruas, si dhe aktivitetit në çdo fshat e qytet për të ngritur lartë zërin e të rinjëve e të femrës shqiptare, që ata sot vendosën ta shuajnë. Ky reflektim, ju garantoj që më jep forcë, që unë të luftoj sëbashku me zërin e popullit, sistemin e kriminalizuar 22 vjeçar, për të sjellë së bashku Ndryshimin e Madh! Ndryshimi ka Nis! Shihemi më 24 Prill dhe 8 Maj! Më besoni që do t’ia VLEN!”, ka shkruar në facebook drejtoresha në largim Arbenita Meta./SmartNews.mk/

Exit mobile version