Categories: LajmePolitika

“Përjashtoni vajzat tona sepse janë bijat tona” – Akuza ndaj zyrtarëve të VLEN-it nga Hoxhë Sadulla Bajrami

Hoxhë Sadulla Bajrami, njëri nga emrat më të përmendur të ish-ushtarëve shqiptarë të konfliktit të vitit 2001, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve shtetërore dhe në veçanti ndaj Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, duke i akuzuar për diskriminim sistematik dhe hakmarrje të vazhdueshme ndaj familjeve të atyre që dikur luftuan për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Hoxha ngre akuza të rënda për padrejtësi të përsëritura ndër vite ndaj ish-ushtarëve dhe tani, sipas tij, edhe ndaj fëmijëve të tyre.

“Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera tash 24 vjet me radhë, jemi malltretuar, përbuzur dhe harruar si të mos kishim ekzistuar kurrë.”

Ai rikujton se pavarësisht pjesëmarrjes së tyre në mbrojtjen e pragut të shtëpisë, pushtetarët aktualë kanë përfituar nga sakrifica e tyre, por më pas i kanë lënë në harresë të plotë:

“Ishte pikërisht ajo sakrificë e shumë prej nesh që ua hapi rrugën posteve që ju sot i gëzoni. Por realiteti tregoi se nuk ishim as pjesë e llogarive tuaja, as pjesë e kujtesës suaj.”

Pjesa më e rëndë e reagimit të tij vjen kur flet për mënyrën se si, sipas tij, trajtohen fëmijët dhe në veçanti vajzat e ish-luftëtarëve shqiptarë:

“Keni filluar të sulmoni edhe fëmijët tanë! Jo vetëm fëmijët, për të cilët ndoshta do të kishim heshtur, por edhe vajzat tona të pafajshme, të cilat i përjashtoni dhe i ndaloni, i fusni në ‘lista të zeza’, vetëm sepse janë bijat tona!”

Ai ngre pyetje publike në adresë të Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme:

“Çfarë faji kanë ato, i nderuar zëvendësministër? A është kjo arsye që vajzat tona të përdhosen dhe të nëpërkëmben nëpër pika kufitare? Kërkojmë një përgjigje të qartë!”

Bajrami e mbyll reagimin e tij me tone të forta morale dhe fetare, duke paralajmëruar se drejtësia do të vijë:

“Postet nuk janë të përjetshme. Vjen dita kur të gjithë do të qëndrojmë para Allahut. Dhe aty do të ballafaqohen viktimat me padrejtësit, të shtypurit me zullumqarët. Populli nuk harron. Zoti nuk harron.” Flaka Media

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

26 minutes ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

52 minutes ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

5 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

5 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

6 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

6 hours ago