Përfundon rinumërimi i 137 vendvotimeve në QNR

e postuar më at 18:51
68 0

Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së është përmbyllur gjatë ditës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për KALLXO.com se janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës. Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt 2021.

nga kategoria