Përçarje mes Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së/ Kryetarja e Shkupit erdhi pa ftesë në pres konferencën e Perinskit

e postuar më at 07:16
56 0

U grindën kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska dhe VMRO-DPMNE ndërsa nuk kaloi as një vit që kur partia opozitare e përkrahu kandidaturën e saj në zgjedhjet lokale. Arsovska këto ditë i shkarkoi nga funksioni drejtorin e Ujësjellësit Zllatko Perinski dhe sekretarin e Qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski, njerëz të afërm deri te VMRO-DPMNE-ja, për shkak se, siç tha, kanë vepruar sipas vullnetit të tyre dhe në mënyrë jo adekuate në procedurën për tenderin, vlera e të cilit arrin disa milionë. Jo zyrtarisht Arsovska u zemërua për shkak të kurdisjes së tenderit për një stacion të filtrimit. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konfirmon se me Arsovskën e kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Ka momente kur do të shihni se pritshmëritë  nuk janë të tilla siç keni pritur ju, në të dyja anët, dhe më pas  thjesht mund të nisni të lëvizni në drejtime të ndryshme në jetë. Edhe Gjoko Vellkovski, ish-sekretari i cili sot u largua nga ajo pozitë për arsyet që i shpjegoi  edhe Zllatko Perinski, kanë mbështetjen time absolute dhe të qartë. Sa i përket prokurimit, ju kujtoj se ky prokurim është nga viti 2019, kur kryetar i qytetit të Shkupit ka qenë dikush tjetër, nuk ka qenë kryetari aktual, po ju kujtoj se ai projekt është financuar nga Banka Botërore.”- deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

J X

nga kategoria

pg slot