Për Jonida Vokshin, nuk ka si ushqimet që i përgatit vjehrra e saj

e postuar më at 23:32
122 0

Marrëdhënia “nuse-vjehrrë” vazhdon të jetë një nga më të diskutuarat ende sot e kësaj dite. Edhe pse ende shihet si një lidhje e komplikuar, ky nuk është rasti i Jonida Vokshit. Moderatorja gëzon një marrëdhënie perfekte e shumë korrekte me nënën e Besnikut dhe për me tepër e thotë me plot gojën se ushqimet e bëra nga duart e saj i shijojnë shumë.

Së fundmi Jonida ka ndarë në Instagram një foto byreku dhe ka treguar se ky ka qenë ushqimi i darkës për të. Dhe ky byrek kaq i shijshëm është bërë nga vjehrra, të cilën Jonida e ka përgëzuar publikisht për aftësitë në gatim.

“Zakonisht darka hahet lehtshëm. Nuk ka si byreku i vjehrrës sime”, ka shkruar Jonida përkrah fotos.

Moderatorja ka treguar edhe më herët se ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me nënën e Besnikut. Ajo ka thënë në një intervistë të dhënë muaj më parë se ka pasur kimi që ditën e parë që është takuar me vjehrrën.

“Nuk e di pse, por gjithmonë këto klishet “nuse-vjehrrë” më janë dukur larg realitetit që jetojmë ditët e sotme. Sot fare mirë mund të ndërtosh një marrëdhënie më shumë se sa të mirë me vjehrrën. Në rastin tim, me mamin e Besnikut kam pasur kimi që ditën e parë që jemi njohur. Përveç marrëdhënies së mirë që kemi dhe kujdesit të madh që ajo ka për mua, ka qenë një ndihmesë shumë e madhe për mua edhe gjatë izolimit, ku unë isha larg prindërve të mi dhe si mami, si babi i Besnikut ma bënë shumë të lehtë, duke i pasur afër për çdo gjë”, është shprehur Jonida.

nga kategoria