Smart News

Për herë të parë një shqiptar emërohet drejtor në Klinikën e Pediatrisë

Dr. Rexhep Memedi kuadër i Lëvizjes Demokratike nga koalicioni VLEN është emëruar drejtor në Spitalin e Pediatrisë në Klinikën Universitare “Nënë Tereza – Shkup, njofton Fol.mk

Memedi është ndër mjekët e rrallë në Maqedoninë e Veriut që njihet për mikpritje të ngrohtë dhe të sinqertë ndaj pacientëve. Ai punon në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup.

Dr. Rexhep Memedi u lind më 17 nëntor 1980 në Studenican, rajoni i Karshiakës së Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov” e përfundoi në Shkup në vitin 1999. Ka qenë i shkëlqyeshëm dhe njëri më të dalluar në gjeneratën e tij.

Studimet universitare dhe pasuniverzitare i kreu në Fakultetin e mjekësisë – Universiteti “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup.

Pas diplomimit në vitin 2008, një kohë të shkurtër punoi si profesor në Shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov” në Shkup, pastaj vazhdoi karierën profesionale në Institutin e shëndetit publik të RMV-së.
Nga dhjetori i vitit 2009, ai punon në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku mbaroi edhe specializimin në fushën e Pediatrisë.
Ka qenë udhëheqës i Repartit të Neonatologjisë.
Studimet e doktoraturës – cikli i tretë- në shkencat e mjekësisë i vijon pranë Fakultetit të mjekësisë në Shkup.

Dr. Memedi karierën e tij profesionale e ka pasuruar me edukim dhe punë profesionale edhe në vendet e Bashkimit Europian, ku ka ndjekur shumë simpoziume e takime profesionale si dhe trajnime në lëmin e mjekësisë, si për shembull:
Trajnim profesional trejavor nga fusha e shëndetit publik në Menorka-Spanjë, kurs ky i organizuar në vitin 2009 nga ECDC ( European Centre for Disease Prevention and Control).
qëndrim profesional në Spitalin Bambino Gesu në Romë të Italisë- nëntor 2013-shkurt 2014- edukim në kuadër të specijalizimit në fushën e Pedijatrisë.
Punë profesionale – ka punuar si mjek në një Qendër private Mjekësorë në Gjermani- NRË (gusht 2020-dhjetor 2021).

Dr. Rexhep Memedi nga viti 2015 është aktiv edhe në skenën politike, duke qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga viti 2017 deri në qershor të vitit 2020.
Zotëron së paku edhe tre gjuhë të huaja pas maqedonishtes e serbokroatishtes, gjuhën angleze, gjermane dhe turke./Fol.mk/

Exit mobile version