Smart News

Për ASH nuk ka vend, Azir Aliu angazhon përsëri dhëndrin shef kabineti

Ish-ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, tani ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu, njihet për besimin e veçantë që i ka dhënë Dritan Dautit, i cili është edhe dhëndri i vëllait të tij.

Gjatë periudhës kur ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aliu emëroi Dautin si shef kabineti. Jozyrtarisht mësohet se edhe tani, në Ministrinë e Shëndetësisë, Aliu e ka rikthyer Dautin në të njëjtin rol.

Ja si e arsyetonte para dy vjetësh, Azir Aliu emërimin e Dautit si shef kabineti në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës:

Azir Aliu për akuzat se punësoi dhëndrin shef të kabinetit: Ai nuk është dhëndri im por i familjes

Exit mobile version