Për 8 ditë mërgimtarët realizojnë 40.397 regjistrime

e postuar më at 09/03/2021
66 0

Nëpërmjet aplikacionit për vetëregjistrim deri në ditën e djeshme janë evidentuar gjithsej 40.987 persona nga diaspora.

Mërgimtarët kanë afat deri më 21 prill për të realizuar këtë veprim, i cili sipas Entit Shtetëror të Statistikës zgjat vetëm 10 minuta dhe nuk është procedurë aspak e komlpikuar, përcjell SmartNews.

Faza e parë e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave filloi me regjistrimin e të punësuarve në përfaqësitë diplomatike-konzulare dhe familjeve të tyre, diasporës, anëtarëve të Armatës me detyrë jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët.

Regjistrimi i popullsisë rezidente do të fillojë më 1 prill dhe do të zgjasë deri më 21 prill./SmartNews/

nga kategoria