Pendarovski – Stoltenberg: RMV e përkushtuar për të promovuar paqen dhe stabilitetin

e postuar më at 21:01
63 0

Me rastin e përvjetorit nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në bisedë, siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për rolin e Aleancës dhe ballafaqimin me sfidat e ardhshme të sigurisë, për stabilitetin rajonal dhe për prioritetet e jashtme politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen që vendi e merr nga Zyra e NATO-s për siguri në procesin e cerifikimit të personave zyrtar në shtet për të cilët kërkohet certifikatë e sigurisë së NATO-s. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ky është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se e njëjta duhet të vazhdojë në të gjitha segmentet e domosdoshme, vitale si për sigurinë e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe për sigurinë e Aleancës”.

“Njëkohësisht, Pendarovski u falënderua për ndihmën e deritanishme në ballafaqimin me pasojat e pandemisë së Kovid-19 duke potencuar se solidariteti dhe mbështetja e vendeve aleate është e domosdoshme për tejkalimin e sfidave të reja reale me të cilat përballen Evropa dhe bota. Në bisedë telefonike presidenti e ka riafirmuar gatishmërinë dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në promovimin e paqes dhe stabilitetit, duke theksuar se vendi edhe në të ardhmen në mënyrë aktive do të kontribuojë në misionet paqësore ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja në rajon dhe më gjërë. Maqedonia e Veriut, mbetet tërësisht e përkushtuar në reformat në mbrojtje dhe në siguri sipas standardeve të NATO-s”, thuhet në kumtesë.

Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për dokumentin NATO 2030, i cili duhet ta caktojë të ardhmen e Aleancës së NATO-s, në të cilën nga marsi i vitit të kaluar jemi anëtare me të drejtë të plotë.

J X

nga kategoria