Pasojat e pandemisë mbi ekonominë, Ekspertët: Rimëkëmbja, shumë e ngadaltë

e postuar më at 20:31
58 0

Kriza me Kovid-19 shkaktoi probleme në ekonomi. Studimi mbi efektet e pandemisë në ekonomi i pregatitur nga Shoqata për Hulumtim dhe Analiza, tregoi se mbështetja e shtetit për ekonominë arriti një shifër modeste prej 3.5% të BPV-së, ndër më të ultat në Evropë. Sipas ekspertëve, mbështetja e shtetit po jep një efekt, por rimëkëmbja ekonomike është më e ngadaltë se sa dëshirohet.

“Kriza nuk i shmangu vendet e punës, kishte një rënie të punësimit prej 2.7% disa nga masat që synojnë ruajtjen e vendeve të punës patën një efekt, përkatësisht e zvogëluan efektin e krizës. Parashikimet tona janë që ekonomia do të lëvizë në një drejtim pozitiv në 2021, por rritja e BPV–së para krizës do të arrihet në 2022.”, tha Viktor Mitevski, autor i studimit.

VMRO-DPMNE: Qeveria po vonon me marrjen e masave

Opozita akuzon qeverinë se po vonon me masat e nevojshme të mbështetjes dhe kërkon një rritje të mbështetjes buxhetore të kompanive.

“Duhen më shum fonde publike të derdhen në sektorin privat, megjithësë unë personalisht nuk pajtohem ideologjikisht më atë concept, por kjo është një kohë kur shteti duhet të ndajë shumë më tepër për të ndihmuar kompanitë.”, tha Timço Muçunski, kryetar i Komisionit për Financa dhe Buxhet.

Bekteshi: Opozita të mos bllokojë ligjet në Kuvend

Ministri i Ekonomisë Bekteshi thotë se indikacionet e sektorit joqeveritar janë të dobishme në krijimin e masave të nevojshme për të mbështetur ekonominë. sa për akuzat e opozitës, e fton të mos pengojë sjelljen e ligjeve në kuvend.

“Jo vetëm nga seti i pestë i masave ekonomike, por edhe nga pakoja e katërt e masave antikrizë ende ka vendime ligjore të cilat nuk i kanë kaluar as komisionet në Kuvend. Kjo është e vërteta. Opozita i interpreton shifrat ashtu siç dëshiron. U bëj thirrje t’i mbështesin të gjitha vendimet ligjore. Nëse nuk i duan këto vendime ligjore, le të ofrojnë alternativa që t’i përmirësojmë vendimet ligjore, ndërsa jo të bllokojnë.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Ai shtoi se do të bisedojnë edhe me opozitën dhe faktorët tjerë që të krijohen politika sa më të mira dhe ndihma me të vërtetë të kahëzohet pikërisht atje ku duhet./Tvm2

nga kategoria