Pasi bëri ndërhyrjen e dytë në fytyrë, Ana Kauri ka një pyetje për ndjekësit (Foto)

e postuar më at 13:20
145 0

Pasi doli nga programi i “Për’puthen”, Ana Kauri, bëri një tjetër ndërhyrje në fytyrën e saj. Përmes postimeve në “Instastory”, ish-konkurrentja tregoi se kishte bërë hundën.

Sot, Ana ka postuar një video ku tregon rezultatin përfundimtar dhe pyet fansat e saj të shumtë “nëse u pëlqen hunda e saj e re”.

Kujtojmë se ish-konkurrentja ka bërë ndërhyrje edhe në buzë, ku ndjekësit e kritikuan për veprimin që kishte bërë. Madje ajo tha duke qeshur njëherë se kishte marrë aq shumë mesazhe duke i thënë “se pse i bëre buzët se i kishe bukur, por që nuk ia kishin thënë më parë”.

nga kategoria