Pas zjarrit në komunë,”kallen” edhe Shabani e Kadrija

154 0

Mëngjesin e ditës së djeshme në Komunën e Vrapçishtit ka rënë zjarr, nga i cili fatmirësisht objekti nuk ka pasur ndonjë dëmtim të madh e as administrata komunale nuk është lënduar, njofton Smart News TV.

Për rastin në fjalë ka reaguar ish kryetari i kësaj komune, aktualisht deputet i BDI-së Bajram Kadrija, i cili përmes rrjeteve sociale ka thënë se nga personat që udhëheqin aktualisht pushtetin lokal në Vrapçisht, gjithçka mund të pritet, e edhe zjarri të kaplojë godinën komunale.

“Një pjesë të objektit të Komunës Vrapçishtit e kaplon zjarri! Duke e njohur udhëheqësinë, mënyrën si e udhëheqin ktë komunë, stafin e ngushtë të kabinetit, popullata e njeh si një grup i organizuar kriminal të cilët janë të aftë për anarhi, korrupsion, nepotizëm, vjedhje, mashtrim, bixhoz etj.
Nga ky grup pritet çdo gjë! Janë Pdsh-ja e vjetër e transformuar në Lrpdsh e tani Alians.
Qimen e ndrojnë ama tabihatin jo. Dhasht Zoti Arhiva të ketë shpëtuar sepse qëllimi i tyre veç më dihet! E kaploi zjarri apo e dogjën?”, shkruan ish kreu i Vrapçishtit, Bajram Kadrija.

Ka reaguar kryetari aktual i kësaj komune, Isen Shabani i cili në përgjigjen e tij mbi rastin siguron se Arhiva ka shpëtuar dhe shton se “aty ruhen të gjitha krimet e Kadrijës për 9 vite sa ka qenë kryetar komune”.

“Njoftim për deputetin e facebook-ut dhe më të madhin në vënd, ( referencë djali babait 💪 ). Ju sigurojë që nuk ka asnjë të lënduar nga administrata komunale, falë Zotit gjithë janë mirë e shëndoshë. Nuk e kam preferuar asnjëherë shkrimin apo demantin nëpërmjet facebook-ut, nga kjo periudhë 3 vjeçare, sot për herë të parë vendosa ta njoftojë deputetin e facebook-ut nëpërmjet rrjetit social që ai e preferon shumë.

-Kriminelët çdo herë kthehen në vendin e krimit.

ARHIVA është e paprekur dhe e siguruar 100% për fatin e mirë të institucionit dhe qytetarëve, në atë ARHIVË ruhen krimet e tua që ke bërë për 9 vite, të jeshë i sigurt se nuk ka zjarrë në botë që i djeg krimet tua.

Më erdhi shumë keq që me atë pak dëm që ju shkaktua institucionit komunë, ju ishit të parët që reaguat me gëzim për dëmin që u shkaktua.

Njerzit e mëdhenjë solidarizohen kurse “LIGAVECAT” si ju gëzohen.

Thënja e urtë popullore thotë:

– Njerëzit e mëdhenjë falin.
– Njerëzit e vegjël hakmeren
– Njerëzit e mënçur injorojnë

Prandaj ne do injorojmë një person si ju, që edhe fatkeqësitë i shfrytëzojnë për poentim dhe propagandë politike”, shkruan Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit.

Pas këtij shkrimi të Shabanit, Kadrija sërish ka reaguar.

“Duhet menjëherë ta penalizoni firmën Alianc Invest e cila mori mbi 200.000 euro për rinovimin e komunës. Thirreni pronari/en, të cilën e keni te zyra fqinje dhe kërkoni përgjfegjësi”, shkruan Kadrija.

Ndryshe, objekti aktual ku ndodhet godina e Komunës së Vrapçishtit është objekt me dekada i vjetër. Ai nuk ishte rinovuar asnjëherë. Kryetari aktual, Isen Shabani i bëri këti objekti rinovim të tërësishëm. Smart News TV

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria