Categories: Lajme

Pas thirrjeve fyese ndaj shqiptarëve në Kumanovë, reagon komuniteti shqiptar në Australi

Komuniteti Shqiptar në Australi ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli midis përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, janë dëgjuar thirrje raciste dhe kërcënime të hapura me përmbajtje anti-shqiptare.

Në një deklaratë zyrtare, komuniteti shprehet thellësisht i shqetësuar për përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve, veçanërisht në një ngjarje publike sportive ku ishin të pranishëm edhe zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas, përfshirë Kryeministrin Hristijan Mickoski, Zëvendës Kryeministrin Stojançe Stoilkoviq, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Toshkovski, si dhe figura të tjera të qeverisë.

“Edhe më shqetësuese është heshtja e këtyre udhëheqësve përballë një situate të tillë alarmante. Mosreagimi i tyre i bën bashkëfajtorë në përhapjen e një klime frike dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratë.

Komuniteti Shqiptar-Australian i bën thirrje autoriteteve në Shkup që të dënojnë publikisht dhe menjëherë këto akte raciste dhe të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e popullsisë shqiptare në vend, e cila përbën rreth 30% të popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, deklarata u bën thirrje të gjitha përfaqësive diplomatike në Shkup që të reagojnë me vendosmëri ndaj kësaj ksenofobie të papranueshme dhe të kërkojnë një përgjigje zyrtare nga institucionet maqedonase.

“Këto incidente janë vetëm vazhdimësi e një trajtimi sistematikisht diskriminues ndaj shqiptarëve në këtë shtet, dhe komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë më indiferent”, përfundon deklarata e komunitetit shqiptar në Australi.

Admin01

Recent Posts

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

20 minutes ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

46 minutes ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

51 minutes ago

Kur parullat bien poshtë: ‘Çairi foli’ apo ‘VLEN-i demaskoi veten’?

Hapja e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair, që ishte menduar të jetë një shfaqje…

2 hours ago

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

12 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

14 hours ago