Pas gjithë ‘spektaklit’ Tea ka një pyetje për Beartin

e postuar më at 14:22
76 0

Ish-çifti i dhanë fund lidhjes së tyre e cila nuk kishte edhe shumë që nisi.
Tea dhe Bearti përfunduan romancën në ditëlindjen e saj por që arsyeja nuk është bërë publike, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje të publikuar, Tea tregoi disa detaje të ndarjes së saj me Beartin ku ky i fundit i reagoi dhe po vazhdon ende me replika.

Ndërsa, Tea sapo ka postuar një fotografi e cila ka të bëjë pikërisht me Beartin duke iu drejtuar me një thënie.

“Hakmarrja më e mirë është të mos marrës hak. Ec përpara. Je i lumtur. Gjej paqen e brendshme. Lulëzo”, është thënia që Tea e ka publikuar derisa e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim: “Po, unë e di shumë mirë, po ti?”.

Ndryshe, sigurisht se pritet reagimi i Beartit lidhur me këtë postim të ish të dashurës së tij.

nga kategoria