Connect with us

Lajme

Pas emërimit të “povernikut” në Komunën e Gostivarit, reagon Gadaf Uzairi nga ASH: Qeveria veproi sikur qytetarët të mos kishin folur

Published

on

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka caktuar të besuarit e saj në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë, pasi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nuk u arrit cenzusi dhe procesi u konsiderua i pasuksesshëm.

Sipas vendimit të miratuar sot, në krye të Komunës së Gostivarit është emëruar Fadil Xhelili. Në Vrapçisht detyrën e të besuarit të Qeverisë do ta ushtrojë Bunjamin Kadriu, në Qendër Zhupë është caktuar Arjan Ibraim, ndërsa në Mavrovë–Rostushë është emëruar Oner Jakupovski.

Pas publikimit të emërimeve, ka reaguar Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, i cili e ka cilësuar vendimin si një veprim që “i injoron qytetarët” dhe “përpiqet të zëvendësojë vullnetin e shumicës me njerëz të nënshtruar”.

Reagimi i plotë i Uzairit:

“Qeveria emëroi njeriun e vet në Gostivar, sikur qytetarët të mos kishin folur.
Një figurë e nënshtruar, model i vjetër, si ata që dikur shiteshin te pushtuesit për një karrige në stilin e Rahman Morinës!
Por Gostivari nuk është vend për të shitur dinjitetin.
Valbon Limani fitoi me shumicë dërrmuese, dhe asnjë emisar i servilizmit nuk e fshin dot këtë realitet.
Me #ValbonLimanin”, ka përfunduar Uzairi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *