Categories: Lajme

Pas dokumentimit të plotë të incidentit në këshillin e Komunës së Koçanit, MPB do të ngre kallëzim të duhur penal

Pas incidentit në këshillin e Komunës së Koçanit, Ministria e Brendshme tha se është shqyrtuar e gjithë situata dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim i duhur penal.

“Më datë 19.06.2025 në Stacionin Policor Koçani është denoncuar se rreth orës 12.30, gjatë seancës së Këshillit të Komunës së Koçanit, pas një keqkuptimi të mëparshëm, A.A., këshilltar, ka tentuar të sulmojë fizikisht me një objekt të fortë V.A. nga Koçani, gjithashtu këshilltar, por është penguar nga të pranishmit. Më pas ka hedhur një shishe ujë drejt tij, por e ka goditur në kokë A.K. nga Koçani, punonjëse e Komunës”, thonë nga MPB.

Ndërkohë këshilltari Aki Akiov, i cili goditi punonjësen me shishe në kokë thotë se nuk është fajtori kryesor. Akuzoi VMRO-DPMNE-në për provokime dhe denigrime.

“Mungesa e ndjeshmërisë për prindërit e fëmijëve të vdekur, si dhe vetëdija dhe virtyti i njohjes dhe jo hedhja e fajit për tragjedinë përsëri për të njëjtin qëllim – ruajtja e rejtingut politik para zgjedhjeve lokale të VMRO-së, është një turp i madh. Sot, u mbush kupa nga këshilltari Aleksov, i cili provokoi të gjithë ngjarjen, që është e natyrshme për të. I kërkoj publikisht falje juristes nga Koçani për lëndimin e shkaktuar pa dashje”, tha Aki Akiov, Këshilltar.

Ndërkohë VMRO-DPMNE akuzon se incidenti i djeshëm është plan destabilizimi i bërë nga Zaev dhe Filipçe, ndërsa qëllimi ishte mbjellja e frikës para zgjedhjeve.

“Këshilltari i Filipçes, Aki Akiov, i cili dje lëndoi një punonjëse të komunës së Koçanit, këshilltarët i kërcënoi fizikisht, është një njeri me besimin më të lartë të Zoran Zaevit. Ja një foto e këshilltarit të Filipçes, rrahësit nga Koçani dhe Zoran Zaev. Le të hedhim një vështrim në videon e këshilltarit të Filipçes goditi një grua, punëtori më i fortë”, tha Brane Petrushevski Vmro – Dpmne

Tensionet dhe përplasjet ndodhën në seancën e 65-të të Këshillit Komunal të Koçanit, pas mosmarrëveshjeve midis këshilltarit Aki Akiov nga Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve dhe koordinatorit të grupit këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Mirçe Stojkov. Nga pamjet e publikuara shihet qartë se pas mosmarrëveshjes, Akiov, duke u përpjekur të godasë një këshilltar tjetër me shishe, shishja përfundon në kokën e një juriste nga komuna./ Alsat.mk

Admin01

Recent Posts

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen…

11 hours ago

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e…

11 hours ago

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me…

14 hours ago

Osmani: Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës…

14 hours ago

Selmani: Distancimi i Albin Kurtit nga VLEN-i është lëvizje e natyrshme politike

Publicistja Nafie Selmani ka komentuar zërat e fundit për një distancim të Kryeministrit të Kosovës…

15 hours ago

BE nënshkruan marrëveshje financiare prej 400 milionë eurosh për Palestinën

Një strukturë financimi prej 400 milionë eurosh u formalizua për Palestinën gjatë një ceremonie nënshkrimi…

15 hours ago