Categories: LajmePolitika

Pas dështimit në Tetovë, Bajram Vardar – ‘eksperti’ i Bilallit – bëhet shpresa e re e Mexhitit para fushatës

Zëvendërkryeministri, Izet Mexhiti njëherit kanditat i për kryetar komune në Çair duket se shpresat për një fitore i ka varur tek Bajram Vardar – “eksperti” i dështuar i Bilall Kasamit!

Në vitin 2023, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe njëherit kandidat i VLEN për një mandat të dytë në komunën e Tetovës kishte prezantuar Bajram Vardar si një ekspert që do të përgaditë një plan për Tetovën por që atëher nuk u pa asgjëe nga eksperti Verdar.

Beteja e ashpër në komunën e Çairit, siç duket, ka filluar të çrregullojë “sistemin kriminal” të Izet Mexhitit. A po ndodh që dy kundërshtarët e përbetuar, ata që deri dje akuzonin njëri-tjetrin për vjedhje votash, Izet Mexhiti dhe Bekim Sali, tani po kthehen në një binom të përbetuar, me shpresat e vendosura tek turku nga Bursa, Bajram Vardari?

Ky është i njëjti person, Bajram Vardar, i cili vjen nga qyteti i Bursës në Turqi vitet e fundit ka qenë këshilltar i Bilall Kasamit në komunën e Tetovës – pa sjellë asnjë projekt apo zhvillim urbanistik për qytetin, ndërsa Tetova ende nuk ka plan detal urbanistik.

Natyrshëm lind pyetja!

A është për t’u habitur që i njëjti Vardar nga Bursa, përveç Tetovës, tani synon të “uzurpojë” edhe komunën e Çairit? A është kjo një strategji e re apo shenja e fundit të një karriere politike që po mbaron?

Përderisa Mexhiti prezanton inxhinjerin e Bilall Kasamit kujtojmë që disa muaj më parë instituti IRL paraqiti një hulumtim ku fliste për ndërtime paleje në Tetovë, ndërsa portali TS shpalosi një skandal të shitjes së parkingut të qytetit një biznesi privat.

Admin01

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

56 minutes ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

1 hour ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

2 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

2 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

3 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

3 hours ago