Me nënshkrimin e koalicionit mes një pjese të romëve dhe BDI-së, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se edhe romët, turqit dhe boshnjakët luftuan në luftën e 2001.
Në lidhje me këtë deklaratë skandaloze të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Daim Hiseni.
“Lufta e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut na paska qenë luftë për të drejtat e pakicave kombëtare turke dhe rome. Prandaj nuk kemi nevojë për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, sepse tash e tutje do të përshëndetemi me merhaba kar dasha dhe rroçkopella”, shkruan Hiseni.
Më herët reagim të ngjashëm kishte edhe ish-ushtari i UÇK-së, Xhemail Jahiu i cili ka qenë edhe këshilltar në Këshillin Komunal të Likovës duke e pyetur Ahmetin se romët kundër kujt kanë luftuar.
“Është e vërtetë që në vitin 2001 kanë marrë pjesë edhe komunitete të tjera, por kundër kujt A.A? Ndoshta i sheh këto dy e të kujtohet”, shkruan, ish-ushtari i UÇK-së, Xhemail Jahiu.