Pas Austrisë, edhe Danimarka pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

e postuar më at 16:12
63 0

Pas Austrisë, Danimarka është një tjetër shtet që përkohësisht ka ndaluar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19, të prodhuar nga kompania AstraZeneca. Mësohet se autoritetet daneze të shëndetësisë kanë marrë këtë vendim, pas konstatimit të disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët.

Pezullimi në fjalë do të bëhet për 14 ditë, dhe më pas autoritetet shëndetësore do të lëshojnë vlerësimin e ri.

Në lidhje me “efektin e mundshëm anësor serioz” të mpiksjes së gjakut, ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, tha në Twitter se është shumë herët “për të përfunduar nëse ekziston një lidhje”, duke theksuar nevojën për një hetim të plotë. Ndërkohë, që një pacient ka ndërruar jetë pasi ka bërë vaksinën AstraZeneca, ndërkohë që ende nuk është konfirmuar asgjë zyrtarisht.

nga kategoria