Categories: Lajme

Pas 62 viktimave në Koçan, “Kush e ka radhën”, pyet: Kur do të ketë përgjegjësi?”

“Kur Komisioni Mbikëqyrës?” është pyetja që ka parashtruar nisma qytetare “Kush e ka radhën?”, dhe e kanë vendosur si transparent, në mënyrë simbolike, para kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Kur Komisioni Mbikëqyrës? – është pyetja që të gjithë e kemi bërë për 125 ditë, 3,000 orë dhe 10,800,000 sekonda, nga Koçani në Shkup dhe anasjelltas. Deputetët zgjidhen për të mbrojtur interesat e qytetarëve, jo për të heshtur kur duhet të vendoset kontroll mbi institucionet dhe për të qenë bashkëpunëtorë në krijimin e një sistemi pa kontroll dhe drejtësi” thuhet në kumtesën e nismës “Kush e ka radhën?”.

“Pyetja ‘Kur do të formohet komisioni mbikëqyrës?’ nuk është një pyetje teknike, por një çështje lirie, demokracie dhe mbrojtjeje nga abuzimi. Prandaj, jo vetëm që (do) pyesim vazhdimisht, por edhe kërkojmë! Komisioni mbikëqyrës është një borxh ndaj 62 jetëve të humbura, jo llogaritje partiake dhe favore politike. Populli sheh dhe nuk harron!”, thonë nga “Kush e ka radhën?”.

Ndërkaq, para zyrave të Prokurorit Publik, ata shfaqën një pjesë të tekstit të IRL-së, duke i pyetur deputetët se si do të vepronin pas thirrjes për veprim në të cilën 5,000 qytetarë kërkuan një seancë mbikëqyrëse mbi dështimet sistemike që çojnë në aksidente, dhe të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së bënë deklarata tronditëse – se nuk janë përgjegjës ndaj votuesve, por ndaj partisë.

Më 24 qershor, kur kaluan saktësisht 100 ditë që nga tragjedia në Koçan, iniciativa “Kush e ka radhën”, vendosi 100 mesazhe pakënaqësie në qendër të Shkupit dhe para institucioneve kryesore – një për çdo ditë në të cilën institucionet heshtin, nuk marrin përgjegjësi dhe nuk ofrojnë ndihmë.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 62 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

34 minutes ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

2 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

2 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

4 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

4 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

5 hours ago