Categories: LajmePolitika

Partia e re e Bekim Fazliut, sipas medias, “produkt i VLEN-it”

Të dielën, më 5 korrik, në Teatrin Shqiptar në Shkup, Bekim Fazliu, Orhan Ibrahimi dhe Gazmend Aliu – ish-deputetë të Partisë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit – pritet të themelojnë një subjekt të ri politik, të cilin e kanë quajtur Lëvizja “ARBËRIA”.

Në një paralajmërim publik, Bekim Fazliu e paraqet këtë iniciativë si një “vetëdije të re” dhe “revoltë ndaj zhgënjimit politik”, duke tentuar të distancohet nga e kaluara politike.

“ARBËRIA nuk është parti. Është vetëdije e re… një organizim i lirë që lind nga shqiptarët dhe punon për shqiptarët”, deklaron Fazliu.

Por burime për Top24 raportojnë ndryshe: sipas informacioneve jozyrtare, qëllimi i vërtetë pas kësaj lëvizjeje është krijimi i një strukture formale politike, e cila pas regjistrimit pritet t’i bashkohet koalicionit VLEN, në një përpjekje për të krijuar perceptimin e rritjes dhe zgjerimit të këtij fronti opozitar.

Kjo manovër, sipas të njëjtave burime, shihet si një përpjekje për të mbuluar përçarjet e brendshme brenda VLEN-it, sidomos për çështjen e kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të tetorit.

Kritikët e kësaj nisme vënë në pikëpyetje edhe kredibilitetin moral të figurave të përfshira, duke kujtuar se pikërisht këta ish-deputetë kanë qenë pjesë e strukturave të vjetra politike që sot i sulmojnë.

Ndërkohë që nisma e re synon të projektohet si një alternativë “e pastër”, për shumë vëzhgues politikë, ajo përfaqëson më tepër një recycled version të elitave të vjetra që kërkojnë riintegrim në pushtet përmes rrugëve anësore dhe diskurseve të njohura.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

8 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

8 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

12 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

12 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

13 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

13 hours ago