Paraqitje e jashtëzakonshme e Kosovës

e postuar më at 23:12
95 0

Kosova ka fituar me rezultat 4-0 ndaj Lituanisë, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Arbër Zeneli ishte golashënuesi i parë në këtë ndeshje, duke shënuar një gol mjaftë të mirë në minutën e 27-të, shkruan lajmi.net. Vedat Muriqi më pas realizoi një gol me kokë, pas asistimit të Milot Rashicës.

Zeneli shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 71-të, pas një gabimi që Lituania bëri në mbrojtje. Epilogun përfundimtar këtij takimi ia dha Besar Halimi, duke shënuar për 4-0 në minutën e 79-të. Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë ndaj Suedisë, më 28 mars.

nga kategoria