Paralajmërohet rritje e re e çmimit të energjisë elektrike. A ka krizë për qeveritarët?

e postuar më at 10:06
50 0

Drejtori i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV), Vasko Kovaçevski, së fundmi ka deklaruar që pret një rritje të caktuar të çmimit të rrymës, por siç tha ai po bëhen përpjekje ajo të jetë minimale. Ky paralajmërim vjen në kohën kur çmimi dhe rregullat e reja të tarifimit kanë bërë që qytetarët të ndajnë nga buxheti familjar mjete shtesë për pagesën e faturës së energjisë elektrike.

“Duke marrë parasysh që kemi kosto prodhimi, çmime të rritura të energjisë dhe kemi sasi shtesë të energjisë elektrike që do të na duhet ta prodhojmë, një pjesë e saj mund të duhet edhe të prokurohet, supozimi im është, siç e thashë një muaj më parë, është e pritshme se do të ketë rritje të çmimit të rrymës, por tani po bëjmë të gjitha përpjekjet që të jetë një rritje minimale ose e lehtë”, tha Kovaçevski.

Dhe derisa qytetarët në vazhdimësi shprehin revoltë për rritjen e çmimeve, parashtrohet pyetja a ka krizë për pagesën e faturave të energjisë elektrike për qeveritarët që marrin rroga të majme. Pyetja parashtrohet nga fakti që janë qeveritarët që sjellin vendime për shoqërinë e që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Korrektori ua sjell të dhënat mbi pagën neto të paguar për muajin dhjetor të vitit 2020 të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Dimitar Kovaçevski, Kryetar i Qeverisë: 88.260,00 denarë, apo 1.435 euro.

Artan Grubi, Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive: 70.478,00 denarë, apo 1145 euro.

Slavica Gërkovska, Zëvendëskryeministër i angazhuar për politikat e mirëqeverisjes: 73.045,00 apo 1.187 euro.

Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike: 71.762,00 denarë, apo 1.166 euro.

Bojar Marçiq, Zëvendëskryeministër Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane: 69.197,00 denarë, apo 1.125 euro.

Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme: 70.478,00 denarë, apo 1.145 euro.

Slavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes: 72.989,00 denarë, apo 1.186 euro.

Nikola Tupançevski, Ministër i Drejtësisë: 76.252,00 denarë, apo 1.239 euro.

Fatmir Besimi, Ministër i Financave: 70.799,00 denarë, apo 1.151 euro.

Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë: 68.555,00 denarë, apo 1.114 euro.

Lupço Nikolovski, Ministër i Bujqësië, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; 68.876,00 denarë, apo 1.119 euro

Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë: 68.555,00 denarë, apo 1.114 euro.

Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës: 69.197,00 denarë, apo 1.125 euro.

Jovana Trançevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale: 72.083,00 denarë, apo 1.173 euro.

Goran Milevski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale: 70.799,00 denarë, apo 1.151 euro.

Bisera Kostadinovska – Stojçevska, Ministre e Kulturës: 68.235,00 denarë, apo 1.118 euro.

Blagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve: 68.555,00 denarë, apo 1.114 euro.

Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor: 65.989,00 denarë, apo 1.072 euro.

Admirim Aliti, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës: 67.914,00 denarë, apo 1.104 euro.

Xhemail Çupi, Ministër pa resor përgjegjës për diasporë: 64.970,00 denarë, apo 1.056 euro.

Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme: 86.324,00 denarë, apo 1.403 euro./Korrektori

J X

nga kategoria

The Ways of Real Romance

Posted by - 21/08/2022 0
Lighting Candles + Dimming the Lights + Marvin Gaye = Romance. Appropriate? Incorrect. We do have the tips for real…
pg slot