PANOVSKA- STAVRIDIS: VAKSINA KUNDËR COVID-19 U KRIJUA NGA ELITA E EKSPERTËVE BOTËRORË

e postuar më at 07:21
105 0

Vaksina kundër Covid-19 është më e mira që i ka ndodhur globit gjatë vitit të kaluar, është shprehur Irina Panovska-Stavridis, drejtoreshë mjekësore e Klinikës Universitare të Hematologjisë, në emisionin “360 gradë” në Alsat. Siç tha ajo, nuk ka vend për shqetësim sepse vaksinat janë krijuar nga ekspertët të shquar botërorë.

“Vaksinimi për Covid-19 është gjëja më e mirë që i ndodhi globit vitin e kaluar. E gjithë elita botërore e ekspertëve është bashkuar dhe ka arritur të krijojë disa lloje të vaksinave në më pak se një vit, të cilat janë armët e vetme që njerëzimi mund të përdorë për t’u marrë me këtë murtajë moderne”- ka thënë Stavridis.

J X

nga kategoria