Portalet të afërta me treshes Zeçeviç-Lloga- Grubi kanë nisur fushatë të egër ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin në lidhje me kërcënimin e sotëm.
Edhe pse policia më herët bëri të ditur se po punojnë për zbardhjen e rastit, portalet e afërta me pushtetin dhe Selën, duke iu referuar portaleve fantome maqedoanse, shkruajnë lajme të rreme gjoja person i afërt i Taravarit ka vendosur plumbin te dera e shtëpisë.
Këto lajme vijnë dhe publikohen menjëherë pas tubimit të qytetarëve para shtëpisë së kryetarit Arben Taravari për t’u solidarizuar me kërcënimin e sotëm.
Në tubim, kreu i ASH-së, Arben Taravari potencoi se nuk e tremb asgjë dhe se ndryshimi i madh te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut është i domosdoshëm.
“Unë e dija se zëri i popullit është për bashkëpunim me opozitën, duke folur me kryetarët e degëve, duke folur në mbledhjen e Kryesisë para një muaji, por tash kur e shoh përkrahjen e popullatës, jam i sigurtë se ne duhet ta vazhdojmë këtë rrugë dhe sa më shpejtë ta sjellim ndryshimin te shqiptarët. E di se tani do të ketë mënyra që të më deskrititojnë si njeri, por gëzohem se popullin e kam me vete. Më së shumti që iu duhet tani shqiptarëve, është të sjelim ndryshime te ata dhe besoj se më 8 maj do të festojmë së bashku. 70 për qind të kuvendarëve janë përgjigjur pozitivisht kërkesës time për bashkëpunim me opozitën”, tha në tubim Taravari duke bërë thirrje për qetësi dhe maturi.