Panel diskutim: Politika në shërbimet e shtetit dhe të sigurisë

e postuar më at 20:34
67 0

Nga muaji i ardhëshëm komisionet kuvendore të obliguara për mbikqyrjen e shërbimeve të sigurisë, do të fillojnë me punë për të parë nëse instituconet janë reformuar dhe punojnë sipas ligjit. Kryetari i komsionit Lupço Prenxhov thotë se nuk do të lejojnë politizimin e shërbimeve, në rradhë të parë të sigurisë së shtetit dhe shoqërisë. Edhe anëtarja e komisionit nga LSDM – së Sllavjanka Petroska thotë se punën e kontrollit do ta kryejnë në bazë të detyrimeve ligjore që iu është dhënë.

“Unë jam kundërshtar i politizimit të sigurisë së shtetit dhe qytetarëve… Gjithmonë ka hapsirë për përmirësim të vendimeve të caktuara ligjore. Nuk ka një mënyrë unike të kontrollit mbi shërbimet. Secili shtet sipas nevojave, interesave dhe në raport me nivelin e demokracisë, vendos se cili model është më i miri për mbikqyrje të shërbimeve.”, tha Lupço Prenxhov, deputet i Opsionit Qytetar për Maqedoninë

“Pasi të kompletohemi do të shkojmë në mbikqyrjen e parë të intitucioneve, pra në të gjitha institucionet që na i ka besuar ligji dhe atëherë do ta infromojmë opinionin nëse reformat funksionojnë dhe nëse respektohen të drejtat e njeriut.”, tha Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së.

Në bazë të të dhënave dhe hulumtimit të Qendrës për Strategji Evropiane “Eurothink” thuhet se kontrolli i punës shërbimeve është i politizuar dhe anëtarët e komisonit varen nga mendimi i partive nga të cilat vijnë.

“Të dhënat tona flasin se mbikqyrja e punës së shërbimeve është e politizuar dhe në masë të madhe anëtarë të caktuar të komisioneve dijnë të mbajnë anën e qëndrimeve të partive të tyre politike.”, tha Ivan Stefanovski, drejtor i Eurothink.

Dy komisionet për kontroll të shërbimeve të themeluara në kuadër të kuvendit, me ligj janë të obliguar të mbikqyrin punën e Agjensinë për Siguri Kombëtare dhe Agjensinë për Zbulim./Tvm2

nga kategoria