Pandev thumbon presidentin Sejdini: Nuk hyri në dhoma e zhveshjes për të na uruar fitoren ndaj Kosovës

e postuar më at 19:52
97 0

Ish-lojtari i Interit njëkohësisht dhe lojtari i kombëtares së Maqedonis së Veriut, Goran Pandev ka akuzuar Federatën Futbollistike të Maqedonisë së Veriut për nacionalizëm, duke ju kujtuar këtyre të fundit se nuk i përgëzuan për fitoren kundra Kosovës, ku dhe disa prej tyre s’ja kanë haberin futbollit. Kujtojmë se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës u zhvillua në tetorin e kaluar, në kuadër të “Play-off” për Ligën e Kombeve, ndeshje kjo e fituar nga skuadra maqedonase me rezultatin 2-1.

Deklarata e Pandev ka bërë bujë duke thumbuar kështu shqiptarët dhe në mënyrë direkte presidentin e federatës së futbollit, Muhamed Sejdini.

“Unë nuk dua të merrem me çështje nëse ka politikë, sepse nuk kuptoj asgjë nga politika. Por këta njerëz nga menaxheri i FFM, anëtarë të Bordit që udhëtojnë me ne si një ekip kombëtar, janë më të mëdhenj se 15 vjeç dhe sinqerisht nuk e di se çfarë kanë bërë për futbollin vendas.

Ata vijnë të ecin dhe të gëzohen kur ne humbasim. Dhe pastaj të flasim, se si këta lojtarë të ekipit kombëtar nuk janë të mirë për asgjë. Para ndeshjes me Kosovën, prisja që Presidenti Sejdini të paktën të vinte në hotel, të na përshëndeste, të na uronte fat, por nga një njeri që kurrë nuk kishte ide futbolli dhe nuk u habita që pas ndeshjes nuk hyri dhoma e zhveshjes për të na uruar.

Sidoqoftë, kjo gjeneratë meriton të ketë kushtet më të mira të punës, dhe unë dua të theksoj se 90% e anëtarëve të ekipit kombëtar nuk e dinë as kush është presidenti i FFM, kush është nënkryetari dhe kush janë njerëzit që udhëtojnë me ne , ata janë njerëz anti-futboll. “Unë i dëgjoj Ademin, Alioskin, Bardin çdo ditë, se si jemi vëllezër”, u shpreh Pandev në Studio 10 në TV 24, përcjellë koha.mk.

nga kategoria