Pakoja e solidaritetit të BE-së përplasi VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në

e postuar më at 19:37
78 0

Maqedonia e Veriut nuk do të marrë ndihmë financiare nga paketa e solidaritetit të BE-së. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen, në Twitter i renditi vendet që do të përfshihen në këtë pako me vlerë prej 530 milion euro. Lista përfshin Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, por jo Maqedoninë e Veriut.

“Sa i përket Fondit të Solidaritetit, Komisioni dhe Maqedonia e Veriut ishin në kontakt vitin e kaluar, por Maqedonia e Veriut e informoi Komisionin se në atë moment nuk kishte shpenzime të mjaftueshme për të raportuar e për të arritur pragun e parashikuar nga rregulloret e Fondit të Solidaritetit.”,- thonë nga KE-ja.

Arsyeja për këtë, sipas sekretariatit për çështjet evropiane, është se në valën e parë të krizës shëndetësore. Maqedonia e Veriut nuk bëri shpenzime të mjaftueshme për t’u kualifikuar për ndihmë përmes Fondit të Solidaritetit të BE-së.

Për mosmarrjen e fondeve nga BE-ja, ka reaguar edhe opozita maqedonase. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, tha se kjo që po ndodh është e turpshme.

“Kjo është Qeveri e turpshme, e patë çfarë dëgjuam edhe nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane se ata kanë punuar shumë mirë dhe për këtë shkak nuk kanë marrë mjete. Po ashtu nuk ka investime të huaja, dhe nuk jemi pjesë e 530 milionë eurove nga BE-ja, nuk ka fabrika të reja, nuk ka reforma, nuk ka shkolla të reja, asgjë nuk ka në Maqedoni.”,- u shpreh nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.

Nga LSDM- thonë se kjo nervozë te Pallati i Bardhë i ka tri arsye:

“Humbja e njëpasnjëshme nga qytetarët, konfliktit brenda-partiak në VMRO-DPMNE dhe drejtësisë që tashmë është këtu.”,- theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

VMRO-DPMNE ka përsëritur edhe akuzat se nëpërmjet marrëveshjes me kompani fantome pushtetarët dëshirojnë të fitojnë nga vaksinat. Sipas opozitës, pushteti po tenton ta fsheh aferën. Por, nga LSDM thonë se VMRO vazhdon me planin e lajmeve të rreme./Tvm2

nga kategoria