Pako e pestë ekonomike, mundësi për mbijetesën e zejeve

e postuar më at 18:25
96 0

Kohëve të fundit, si pasojë e Pandemisë së Korona Virusit, shumë Zejtarë dhe artizanate po përballen me ekzistencën e tyre.

Nga Oda e Zejtarëve të RMV, njoftojnë se përshkak të mos votimit të pakos së pestë ekonomike nga ana e deputetëve të Parlamentit të RMV, vetëm në qytetin e Kumanovës javën që lam pas, 10 biznese janë mbyllur duke mos mundur të përballin krizën finaciare.

“Pako e pestë është e qëlluar por pak e vonuar, kjo pako përmban 26 masa për Zejtarët dhe ndërmarrjet ku si masë kryesore është subvencionimi i pagave për punëtorët, ku në rast se nuk subvencionohen pagat kemi shembull këtë muaj nga kriza ekonomike vetëm javën që lam pas kishim 10 mbyllje të bizneseve e kam fjalën për në nivel lokal. Pra sigurisht se jemi duke e pritur votimin e pakos së pestë me padurim sepse vetëm këto masa për momentin na mbajnë në treg dhe I mban bizneset tona gjallë”, – u shpreh Agron Fazliji, nga Oda e Zejtarëve të RMV-së.

Agron Fazliji, në emër të të gjitha Zejeve e Bizneseve u apelon deputetëve që sa më pare të votojnë pakon e pestë ekonomike, pasiqë sipas tij, shpresat për të vazhduar më tej i kemi tek kjo pako.

“Unë, deri tek parlamentarët, deputetët, kisha apeluar pa marr parasyshë zënkat e tyre partiake e politike, le ta mendojnë se janë mbi 6.000 Zejtarë dhe mbi 20.000 Zeje apo biznese që merrren me Zejtari, duke e pritur votimin nga ana e tyre këtë pako, pra në rast së votojnë i shpëtojnë bizneset, shpëtojnë vende pune, dhe na ndihmojnë që të kemi paga për këto dy muaj sepse kriza është e thellë le të nisen nga motoja “Nga populli për popullin””, tha për TVM2, Fazliji.

Ndryshe në nivel të shtetit në RMV kemi mbi 6.000 Zejtarë të pavarur, ndërsa numri i ndërmarrjeve që mirren me artizanate janë mbi 20.000 në nivel shtetrorë, kures në qytetin e Kumanovës janë të regjistruar rreth 600 zejtarë. (TVM2)

nga kategoria