Osmani: Zgjidhja e çështjes me Bullgarinë nuk është kusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

e postuar më at 14:08
63 0

Ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani nuk mendon se zgjidhja e çështjes me Bullgarinë është vendosur si kusht i Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut. Ai thotë se insistimi i komisionerit për zgjerim të KE-së, Oliver Varhelyi që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë vjen nga fakti se, siç tha ai, të gjitha vendimet në BE sillen me konsenzus dhe derisa nuk ka pajtim nga Bullgaria negociatat nuk mund të fillojnë.

– Politikat për zgjerim të KE-së bëhen me konsenzus dhe në rast se nuk ka pajtim nga njëri prej 27 shteteve anëtare, procesi nuk mund të lëvizë para. Prandaj, përderisa Republika e Bullgarisë nuk jep pajtim për miratim të kornizës për negociata dhe mbajtje të konferencës ndërqeveritare, kjo nënkupton nuk ka konsenzus dhe procesi nuk lëviz. Supozoj se në këtë kontekst është vendosur çështja me Bullgarinë, jo si kusht i BE-së”, tha Osmani.

nga kategoria