Categories: LajmePolitika

Osmani prezantoi strategjinë për luftimin e bullizmit: Staf i shtuar i psikologëve, fushata edukative dhe trajnime për mësuesit

Kandidati për kryetar komune, Bujar Osmani, me një deklaratë të fuqishme shpalli betejën e tij të vendosur kundër bullizmit në shkolla, duke premtuar se Çairi do të bëhet komuna e parë në vend me një front sistematik dhe institucional kundër dhunës ndaj fëmijëve.

“Shkollat tona duhet të jenë tempuj të dijes dhe miqësisë, jo arena të frikës dhe përjashtimit. Nga Çairi do të dërgojmë një mesazh: Nuk tolerojmë bullizëm, nuk tolerojmë heshtje përballë padrejtësisë!”, deklaroi Osmani.

Ai paralajmëroi një ndryshim të plotë në mënyrën se si komuna do ta trajtojë problemin. Punëtori të rregullta për inteligjencën emocionale dhe empatinë, programe për aftësi digjitale, staf i shtuar psikologësh dhe pedagogësh në shkolla, si dhe një linjë anonime për raportim që do të jetë në dispozicion për çdo fëmijë. “Çdo fëmijë duhet ta dijë se ka kujt t’i drejtohet. Kjo është detyrimi im personal ndaj Çairit dhe ndaj së ardhmes,” theksoi Osmani.

Në këtë betejë ai do të përfshijë edhe prindërit, mësuesit, organizatat lokale, sportistët dhe artistët, duke krijuar, siç tha ai, “një mur bashkimi kundër dhunës”. “Nëse duam një komunitet të fortë, duhet të fillojmë me fëmijët tanë. T’u japim atyre siguri, mbështetje dhe shembull. Ky është themeli i çdo shoqërie me dinjitet,” nënvizoi ai.

Si kurorë e programit, Osmani paralajmëroi vendosjen e një “Dite kundër bullizmit” çdo vit. Një festival të tolerancës, dashurisë dhe miqësisë, i cili do të bëhet simbol i komunës dhe mesazh se Çairi është një komunitet pa frikë. Një komunitet që mbron dinjitetin e çdo fëmije.

“Lufta kundër bullizmit është më shumë se politikë lokale. Ajo është betejë për dinjitetin njerëzor, për barazinë, për të ardhmen e shoqërisë sonë. Nga Çairi do të fillojë rrëfimi i ri. Një rrëfim në të cilin fëmijët do të rriten me krenari, me forcë dhe pa frikë,” përfundoi Osmani.

Admin01

Recent Posts

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen…

11 hours ago

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e…

12 hours ago

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me…

14 hours ago

Osmani: Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës…

15 hours ago

Selmani: Distancimi i Albin Kurtit nga VLEN-i është lëvizje e natyrshme politike

Publicistja Nafie Selmani ka komentuar zërat e fundit për një distancim të Kryeministrit të Kosovës…

15 hours ago

BE nënshkruan marrëveshje financiare prej 400 milionë eurosh për Palestinën

Një strukturë financimi prej 400 milionë eurosh u formalizua për Palestinën gjatë një ceremonie nënshkrimi…

15 hours ago