Osmani pranon urime nga liderët e botëror dhe të rajonit, i shprehin gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në rrugën evropiane

e postuar më at 08:34
61 0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegrame urimi nga presidenti italian, Sergio Mattarella, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Në urimin e tij, presidentit italian Mattarella, ka shfaqur shpresën se nën udhëheqjen e Presidentes Osmani, Kosova do të jetë në gjendje të bëjë hapa konkret në reforma të brendshme, të cilat e afrojnë me BE-në. Presidenti italian, gjithashtu i ka uruar që bashkëpunimi në mes të Prishtinës dhe Romës të rritet dhe më tej në përputhje me angazhimin italian përkrah Kosovës, me ç`rast ka përmendur pjesëmarrjen domethënëse të Italisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes.

J X

nga kategoria