Categories: Lajme

Osmani për skandalin në Kumanovë: Mickoski e humbi mundësinë të tregojë se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas incidentit në Kumanovë ku janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare.

Osmani thotë se thirrjet për “vdekje për shqiptarët”, për “dhoma gazi” dhe për “Maqedoni të pastër”, para një delegacioni të gjerë qeveritar të kryesuar nga Kryeministri, përbëjnë skandal më vete për të cilin duhet të reagojnë të gjithë.

“Mungesa e reagimit nga vetë Kryeministri dhe nga Qeveria, dërgon një mesazh edhe më shqetësues për normalizimin e këtyre trendeve.
Mickoski e humbi mundësinë të tregojë se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve, dhe se të paktën simbolikisht është i shqetësuar për fyerjet dhe kërcënimet drejtuar shqiptarëve në vend. Ai duhej të largohej menjëherë nga salla, ose, në minimum, të reagonte publikisht në rrjetet sociale duke i dënuar këto thirrje; gjithashtu, Qeveria humbi rastin të dërgojë një reagim zyrtar, ndërkohë që kemi parë se është në gjendje të prodhojë edhe seri njoftimesh për nevoja shumë më të vogla.

Ky skandal në tribunat e Kumanovës nuk është rast i izoluar, por një tjetër në vargun e ngjarjeve me të cilat pushteti ose e nxit, ose në minimum e normalizon retorikën anti-shqiptare në shoqëri. Le të kujtojmë rastin e Bogevskit, partnerit të koalicionit i cili u bë i njohur për fyerje dhe poshtërime ndaj shqiptarëve, dhe më pas u shpërblye e u mbrojt nga vetë Kryeministri.

Këto janë tendenca të rrezikshme dhe shqetësuese, dhe ata që ia duan të mirën vendit nuk duhet t’i tolerojnë këto shpërthime, por duhet t’i dënojnë qartë dhe pa ekuivok”, thuhet në reagimin e Osmanit.

Admin01

Recent Posts

Huzeir Mustafi: Vazhdon nënçmimi i shqiptarëve në Kumanovë, për një periudhë të shkurtër bekatonizohen 29 rrugë, asnjë në lagjet shqiptare!

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzerir Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj…

26 minutes ago

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” me donacion të ri për Komunën e Pustecit

Në drejtim të prioriteteve të veta programore për zhvillim rajonal të qëndrueshëm, perspektivë evropiane për…

1 hour ago

Regjistrohet tërmet në Maqedoni, ja ku ishte epiqendra

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni,…

2 hours ago

Nazim Taipi: Sharjet e Bilall Kasamit janë shfaqe e frikës, unë vij te ju me ide dhe projekte konkrete

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi përmes një postimi ka reaguar ndaj sharjeve…

2 hours ago

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

3 hours ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

5 hours ago