Categories: LajmePolitika

Osmani për “revidimin e Badenterit”: Strategjia e Mickoskit është demontimi i Marrëveshjes së Ohrit

Nuk mendoj se është lapsus apo rastësi deklarata e kryeministrit. Unë mendoj se është një strategji e kryeministrit, i cili urdhëron ministrat për të nxjerrë deklarata të tilla si “balon prove”, që të normalizohet si temë dhe pastaj del me demante boshe. Kështu Bujar Osmani e ka komentuar deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov se “ka ardhur koha për revidimin e mekanizmit të Badenterit” dhe deklaratën e Mickoskit se “Badenteri është çështje e mbyllur”.

“Është pjesë e strategjisë për të demontuar Marrëveshjen e Ohrit. Ajo që është tronditëse është heshtja e VLEN-it ndaj një veprimi të tillë të rrezikshëm, ndaj hapjes së këtij debati të rrezikshëm dhe qëndrimi në prehrin e VMRO-së edhe përkundër asaj se po shihet se ka plan për të demontuar MO. Shqiptarët nuk do të lejojnë demontimin e MO, nuk do lejojnë zhbërjen e statusit të tyre shtetformues dhe shndërrimin në pakicë, kthimin e majorizimit. Ky veprim na ka gjet të bashkuar, siç jemi sot, por do na gjejë të bashkuar në parandalime. I ftoj edhe qytetarët maqedonas edhe ata turk, romë e boshnjakë, që të mos lejojnë një qeveri kleptokratike, të veshur me petkun e nacionalizmit të bëjnë veprime të cilat do të rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe perspektivën europiane të qytetarëve”, tha Osmani, kandidat për Komunën e Çairit, ndërsa shtoi se nuk do lejojmë prekjen e Marrëveshjes së Ohrit.

“Është në kundërshtim të drejtpërdrejt edhe me urdhrin ekzekutiv të presidentit te SHBA-së, i cili e vlerëson si interes anti amerikan prekjen e MO-së. Dhe kjo deklaratë, që unë mendoj, është e porositur nga KM se nuk mundet ministri të jep deklaratë në kokë në vete. Është e porositur nga KM, që ai pastaj të del të demanton, por të bisedohet kjo temë dhe të normalizohet, sikur që ishte me balancuesin, me gjuhën shqipe, me mosrespektimin e vulnnetit të qytetarëve, dalë ngadalë, brenda një natë të vijë vendimi … nuk kalon. Besëlidhja, AKI është formuar për këtë qëllim”.

Prandaj, shtoi ai, zgjedhjet e ardhme nuk janë vetëm zgjedhje lokale, janë referendum, për të ruajtur barazinë, Marrëveshjen e Ohrit, perspektivën europiane dhe nuk do të lejojmë të shndërrohemi në pakicë të majorizuar siç ka qenë para vitit 2001.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

10 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

11 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

15 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

15 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

16 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

16 hours ago