Smart News

Osmani: Për pakë ditë qytetarët do të vendosin nëse janë për bashkëjetesë apo supermaci monoetnike

 

Kandidati për president nga koalicioni Fronti Europian, Bujar Osmani deklaroi për disa ditë qytetarët duhet të vendosin se a jemi për integrime apo jemi për izolim të vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Për disa ditë këtu do të vijnë re të zeza, për disa ditë ju do të vendosni a jemi për integrimin a jemi për izolimin. Për disa ditë do të vendosni a jeni për bashkëjetesë apo për supermaci monoetnike përjashtuese”, tha Osmani.

Ai tha se ky është një vendim që ju qytetarët duhet ta merrnin.

“Kjo nuk është vetëm një zgjedhje e njëhershme, por është investim për të ardhmen, është një investim kundër këtij nacionalizmi hakmarrës e cila për disa ditë mund të instalohet në vendin tonë”, tha Osmani.

Ai tha se ato çka kërkojnë 61 deputetë mundohen të na prishin me botën./Telegrafi/

Exit mobile version